Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë, ku një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Rreth orës 20:05, djali i tij ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete. Dyshohet se i moshuari ka kryer vetëvrasje duke përdorur një mjet prerës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.