Policia e Shtetit është vlerësuar përsëri për masat e marra gjatë Giro d’Italia dhe Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të çiklizimit, Skënder Anaxhaku me porosi të Presidentit të Unionit Europian të Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi lir Proda, kaskën e një prej çiklistëve të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia.
Kjo kaskë ishte si shenjë simbolike mirënjohjeje për punën dhe kontributin e policisë shqiptare.
“Ndaj jemi këtu për të falënderuar Policinë, nga punonjësi më i thjeshtë deri te Drejtori i Përgjithshëm, zoti Proda. Kemi sjellë një kaskë të Giro d’Italia, të një prej çiklistëve të ekipit Movistar, në emër të Presidentit të UCI-së, si një dhuratë për Policinë Shqiptare.”, tha presidenti i Federatës së Çiklizmit.
Ndërsa Proda i falenderoi për vlerësimin, si dhe u shpreh se policia e shtetit do të jetë e gatshme që të ofrojë siguri në çdo lloj aktiviteti sportiv në vend.








