Të premten në mbrëmje me 11 korrik, një djalë 5-vjeçar u largua nga një kamp në zonën e Latte në Itali. Policia italiane organizoi një operacion kërkimi dhe fëmija u gjet në një kodër pas fshatit Latte. Ai u gjet në një zonë të thyer që ngjitet mbi rrugën përballë një supermarketi.
Në momentin e gjetjes, djali ishte i lodhur por në gjendje të mirë. Ai u mbajt në krahë nga shpëtimtarët dhe u shoqërua me duartrokitje nga një grup i vogël njerëzish që po prisnin me ankth lajme në sheshin e fshatit.
Ai menjëherë u dërgua në spitalin e Imperias për kontrolle, ku mjekët konfirmuan se ai është në gjendje të mirë. Ndërsa babai i 5-vjeçarit, Aleni falenderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar në gjetjen e djalit.
“Faleminderit të gjithëve, shkoi shumë mirë, shumë mirë. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, tha ai.
Zhduket djali 5-vjeçar nga një kamp në Itali, policia operacion të gjerë kërkimi