-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mark Rutte në Uashington për takime me Trump dhe zyrtarë amerikanë

Kryesoret

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 14 dhe 15 korrik, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marko Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pite Hegseth.

Vizita ndodh në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet transatlantike, pasi Trump ka paralajmëruar një deklaratë të rëndësishme për të hënën, ndërsa janë rritur debatet mbi mënyrën e shpërndarjes së ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në një intervistë të fundit, Trump ka theksuar se preferon që ndihma të kalojë përmes NATO-s, ndërkohë që një pjesë e saj ka ardhur deri më tani përmes programeve të drejtpërdrejta të qeverisë amerikane.

Ky është një nga udhëtimet e para ndërkombëtare të Rutte në postin e ri, dhe vizita shihet si përpjekje për të forcuar koordinimin me Uashingtonin në një kohë sfidash të reja për sigurinë euroatlantike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit