-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria detare/ Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, vendosen gjoba

Kryesoret

Gjatë javës së fundit nga Ksamili në Koman janë bllokuar 36 mjete lundruese për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Ndërsa janë bllokuar 24 Jet Ski, 5 Skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike me motor uji të instaluar.

Ndërsa 13 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ku drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste për t’u ardhur në ndihmë 18 personave, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit