-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku dhe deputeti i CDU, Peter Beyer: Integrimi europian kërkon reforma reale

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku së bashku me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau.

Tabaku me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se së bashku me peter Beyer kanë ndarë mendime në lidhje me procesin e integrimit. Ajo shprehet se integrimi nuk matet me numrin e kapitujve të hapur, por me cilësinë e demokracisë në terren.

“Zgjedhjet janë shtylla e demokracisë;
✔ Reforma që prekin jetën e qytetarëve, jo reforma në letra për Brukselin;
✔ Media të lira dhe një opozitë që respektohet.
🗳 Demokracia nuk është një formular që plotësohet. Është një proces i gjallë që kërkon përfshirje, ndershmëri dhe garë të vërtetë.
Në këtë rrugë, rolin e Kuvendit nuk mund ta neglizhojmë më. Bashkëpunimi ndërparlamentar – si ai mes Bundestagut dhe Kuvendit të Shqipërisë – është thelbësor për të sjellë ndryshim me themel.”, shprehet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit