Një vatër zjarri ka përfshirë malin Vlashaj mbi fshatin Shupenzë në Bulqizë, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
Situata mbetet kritike edhe në Lurë, ku janë përfshirë pyjet me pishë, ah dhe shkurre.
Forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ato lokale janë në terren duke punuar intensivisht për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.