Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë një prononcimi për mediat ka reaguar për aksionin në Theth për shembjen e hapësirave publike pa leje. Ballanca tha se kjo situatë prë banorët është e dhimbshme, si dhe kanë humbur një pjesë të pasurisë.
Ajo theksoi se institucioni që drejton mund të veprojë vetëm në bazë të ankesave të qytetarëve dhe jo në bazë të mediave.
“Institucioni i Avokatit të Popullit adresohet me ankesë. Çdokush që ka një shqetësim mund të na kontaktojë me telefon, sms, Facebook, email apo letër zyrtare. Ne nuk mund të veprojmë përmes deklaratave në media,” tha ajo.