Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë për të diskutuar problematikat e ndërtimeve të paligjshme dhe procesin e legalizimeve.
“Nuk kemi për të pritur sezonin, sepse kjo po bëhet në të gjithë Shqipërinë. Në zonat bregdetare janë bërë prishje edhe më të mëdha, por ato nuk kanë dalë në televizor. Kemi marrë përsipër të hyjmë në Bashkimin Europian dhe të legalizojmë ato që i takojnë ligjit. Nëse nisemi me synimin ‘ndërtojmë sot dhe legalizojmë nesër’, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Forca e inspektimit në rrethe ka zbatuar kontrolle të ashpra, sidomos në Tiranë, që është qendra. Nuk ka vend apo zonë në Tiranë që nuk është inspektuar.”