-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Sistemi i ri për ujin dhe kontroll më i fortë për naftën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria është në përgatitje të një faze të re reformash në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, me synim konsolidimin e shërbimeve në një nivel kombëtar. Sipas tij, një ndërmarrje e re shtetërore për shpërndarjen e ujit do të jetë kyçe për tejkalimin e fragmentimit të sotëm dhe për rritjen e efikasitetit.

“Duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit. Na duhet një ndërmarrje kombëtare që të adresojë të gjitha problemet e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit, që pas 30 e ca vitesh ende nuk na sjell rezultatet që duam,” tha Rama gjatë një deklarate.

Ai theksoi gjithashtu se do të ketë bashkëpunim me korporata ndërkombëtare për të siguruar më shumë investime, transparencë dhe efikasitet në sistemin e ujit dhe të mbetjeve.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri bëri me dije se po bashkëpunohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë. Qëllimi është të vendoset një mekanizëm më i fortë transparence dhe mbikëqyrjeje për çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në tregun vendas.

“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit me naftë, që do të sjellë një kontroll shumë efikas si mbi çmimin, ashtu edhe mbi qarkullimin,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit