Ministria e Mbrojtjes njoftoi për një total prej 22 vatrash zjarri që janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ku 5 prej tyre janë ende aktive dhe një është nën monitorim. Vatra të shumta janë evidentuar në qarqe si Dibër, Kavajë, Vlorë, Himarë dhe Rrogozhinë.
Në Dibër, forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar zjarrin në “Liqenin e Luleve”, ndërsa në Rrogozhinë, pas përhapjes së flakëve, janë përdorur edhe helikopterë për ndërhyrje ajrore.
Ndërkohë, në Fier, zjarri në fshatin Drenovë ka djegur rreth 2.5 ha shkurre dhe 250 rrënjë ullinj.
Ministria e Mbrojtjes theksoi se situata e zjarreve vazhdon të monitorohet dhe se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë.
Po ashtu, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë për çdo vatër zjarri.