Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të mbyllur me drejtuesit e qarqeve dhe deputetët e kryeqytetit, ku ka dhënë udhëzime konkrete për rifreskimin e stafit në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar Bashkinë e Tiranës për shkak të situatës së veçantë me kryetaren e komanduar.
Gjithashtu, Rama ka kërkuar ndalimin e ofrimit të shërbimeve e-Albania me pagesë për pensionistët nga zyrat private të noterëve dhe avokatëve, duke kërkuar heqjen e licencave të tyre.
Ai theksoi që ky shërbim duhet të ofrohet drejtpërdrejt nga bashkitë, duke filluar nga bashkitë qendër qarku, përmes një modeli të ri që do të bëhet publik së shpejti.