Mbledhja në bashkinë e Librazhdit ka zgjatur disa orë dhe në fund kanë dhënë dorëheqjen nënkryetarët e bashkisë, administratorët e njësive administrative si dhe të gjithë drejtorët e institucioneve që kishin të paktën dy vjet në detyrë.
Kjo vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje në funksion të ristrukturimit të administratës vendore.
Ndërsa paraditen e sotme pati dorëheqje në bashkinë e Elbasanit.









