-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm ajror në Gaza, viktima mes civilëve që prisnin për ujë

Kryesoret

Të paktën 10 persona, përfshirë 6 fëmijë, u vranë të dielën në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gaza, gjatë një sulmi ajror izraelit. Viktimat po prisnin pranë një cisterne për të mbushur ujë kur u goditën nga një raketë, që sipas ushtrisë izraelite devijoi nga objektivi për shkak të një “gabimi teknik”.

Sipas autoriteteve palestineze, edhe 16 persona të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë. Sulmi është pjesë e një vale të intensifikuar bombardimesh, që të dielën shkaktuan gjithsej 29 viktima në Gaza.

Ndërkohë, situata humanitare vazhdon të përkeqësohet. OKB paralajmëron se mungesa e karburantit po rrezikon funksionimin e spitaleve, furnizimin me ujë dhe bukën për popullsinë civile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit