Zjarri në zonën e Drenovës në Mallakastër po vijon prej disa orësh. Tre vatra zjarri po djegin sipërfaqe të konsiderueshme me kullotë, pyje dhe ullishte.
Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi. Ndërsa pasditen e sotme ka vijuar ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.