Tre vatra aktive zjarri janë rikthyer në Drenovën e Mallakastrës, duke kërcënuar masivisht pyjet dhe ullishtet.
Flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thyer, që po e vështirësojnë punën e zjarrfikësve.
Shërbimet janë angazhuar intensivisht për të kontrolluar përhapjen e zjarrit, ndërkohë që pritet mbërritja e helikopterëve për intervenim ajror.
Në orët e paradites, zjarri ka goditur edhe ullishtet, duke shkaktuar dëme të mëdha për bujqësinë e zonës.
/5pyetjet.al









