-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku inspekton sportelet e e-Albania në Lushnjë: Ndihma për qytetarët është falas

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku vizitoi sot nga afër sportelet në bashkinë e Lushnjës. Atje po ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

Balluku shoqërohet edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa dhe ministri i Financave Petrit Malaj. Ajo tha se është nisur një inspektim nga të gjitha bashkitë nëse jepet mbështetja për qytetarët.

“Kemi identifikuar në treg përgjithësisht në disa nga zyrat e avokatëve dhe noterëve janë duke ofruar me pagesë ndihmën për e-Albania. Kjo platformë është një nga projektet që na bën krenarë ne si qeveri dhe është pjesë e të gjithë procesit të digjitalizimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Është totalisht falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët që kanë kodin e tyre personal”, tha ajo.

Balluku shtoi se “Kemi synim që të gjithë të fillojnë ta bëjnë vet, por jo të gjithë kanë mundësi të operojnë në mënyrë digjitale, ndaj e ne u kemi kërkuar ndihmë kryetarëve të bashkive, por edhe njësive administrative, e kjo është e rëndësishme që dhe në njësi administrative të kemi punonjës që ndihmon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit