Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën në Bruksel.
Shefja e Poliikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas gjatë përfundimit të mbledhjes tha se ishte e trishtuar që nuk u arrit të miratohej.
Ajo shprehu shpresën se një kompromis mund të arrihet të mërkurën, duke shtuar se “topi tani është në fushën e Sllovakisë”.
Sllovakia ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës, për shkak të kundërshtimeve ndaj një propozimi të ndarë të BE-së për ndërprerjen graduale të importeve të gazit rus deri më 1 janar 2028.