-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e Skerdi Tasit për atentatin ndaj Gim Boriçit: Më ngeci arma

Kryesoret

Një atentat i planifikuar me detaje për vrasjen e Gim Boriçit dhe të vëllait të tij ka dështuar për shkak të një defekti në armë dhe një sërë ngjarjesh të paparashikuara. Kjo është rrëfyer nga vetë Skerdi Tasi, i penduari i drejtësisë, i cili ka dhënë një dëshmi të detajuar para GJKKO-së, duke përfshirë edhe emra të tjerë të përfshirë në skemën kriminale.

Tasi tha se së bashku me Henrik Hoxhajn ishin porositur për të vrarë Boriçin, dhe pasi nuk e gjetën në spital, shkuan ta kërkonin në një lokal ku ndodhej me të vëllanë. Nga makina, ata qëlluan, por tentativa rezultoi e pasuksesshme.

“Henriku tha: ‘Aq më mirë që janë të dy, kështu i bëjmë nder porositësit’. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha ‘qëllo se na ikën’. I thashë ‘nuk kam ça bëj, mu bllokua’.”

“Unë isha mbrapa në sedilje, ndërsa Riku (Henriku) në timon. Ne qëlluam nga brenda makinës, nga pesë metra larg. Ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë që e kishin afër.”

Pas dështimit të atentatit, ata dogjën makinën, por edhe ky moment përfundoi me incidente:

“Kur dogjëm makinën, më mori flaka fytyra. M’u dogj mjekra, flokët, madje dhe dorezat. Ato u gjetën më vonë nga policia.”

Në dëshminë e tij, Tasi përmendi edhe ndërhyrje të mundshme për të zhdukur provat:

“Viron Tavanxhi më tha se kishte një kushëri tek ekspertiza. Donte para, por e kuptova që po e bënte për të mos i kërkuar më lekë.”

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa dëshmia e Tasit ka hedhur dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit dhe përfshirjen e disa emrave të tjerë në prapaskenë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit