-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon takimi, zyrtarëve serbë i pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë

Kryesoret

Ditën e sotme ishte caktuar një takim me kërkesë të Trupit Koordinues mes kryetarit Aleksandar Martinoviç dhe ushtruesit të detyrës së shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviç, si dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rexhepi tha se që nga kërkesa deri tek organizimi i takimit, nga zyrtarët e Trupit Koordinues kishte tendenca për qëndrimin e falmurit kombëtar.

“Fillimisht, kërkesa e tyre ishte që takimi të mbahej në ambientet e shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, e pas refuzimit tonë, kërkesa e radhës, edhe më absurde se e para, ishte që takimi të mbahet në, siç thonin ata “lokacion neutral”, gjegjësisht në Sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Këto kërkesa absurde, që në thelb përbëjnë mosnjohjen e Këshillit Kombëtar, si institucioni i vetëm që përfaqëson shqiptarët, nga ana jonë morën përgjigjen definitive, që takimi duhet të mbahet në hapësirat e Selisë së KKSh. Edhe pas dakordimit përmes komunikimit zyrtar mes Trupit Koordinues dhe shërbimit të Këshillit, kërkesa tjetër ishte që takimi të mbahet, por në ambiente ku nuk ka asnjë flamur të vendosur. Në këto hapësira, që nga themelimi i Këshillit si institucion e deri më tani, janë mbajtur takime të ndryshme me zyrtarë e përfaqësues shtetëror të Serbisë, pikërisht në hapësirat ku qëndron i vendosur flamuri kombëtar. Prandaj, informacionin se flamuri kombëtar do të qëndroj në hapësirat ku ishte paraparë takimi, zyrtarët e Trupit Koordinues e kishin të qartë, dhe mbi këto premisa u dakordua takimi i sotëm në ora 14:30”, ka shkruar ai në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit