-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Estoni/ Zbardhet agjenda e vizitës për Konferencën Lennart Meri 2026

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Tallinn, Estoni, ku po merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet kryesore ndërkombëtare për politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Rama do të marrë pjesë në panelin “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, ku do të diskutohet e ardhmja e partneritetit transatlantik, roli i Ukrainës dhe forcimi i shtyllës europiane të NATO-s.

Në kuadër të vizitës, kryeministri zhvillon takime dypalëshe me homologun estonez, Kristen Michal, dhe do të pritet nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis.

Agjenda e tij përfshin vizita në Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s, Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe dhe e-Estonia Briefing Centre, një qendër e njohur ndërkombëtarisht për inovacionin dhe qeverisjen digjitale.

Gjatë qëndrimit në Tallinn, Rama do të japë edhe një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, duke folur për perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit