Pak muaj pas humbjes së babait, Jonida Vokshi ka ndarë me ndjekësit një reflektim të ndjerë mbi këtë periudhë të vështirë. Në një bisedë të hapur në Instagram, moderatorja u shpreh se ende nuk është pajtuar me realitetin.
“Ka momente kur ndiej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë më të vështirat”, shkroi ajo. Megjithatë, shtoi se mundohet të jetojë me kujtimet e tij dhe ta bëjë krenar kudo që ai ndodhet.
“Është proces i dhimbshëm, por të jep forcë”, përfundoi Jonida.