Pas tri javësh trajtimi në Spitalin e Traumës, 11-vjeçari që u aksidentua me monopatinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtruar dhe më pas ka dalë nga spitali, duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe në përmirësim.
Në aksident janë përfshirë edhe dy të mitur të tjerë, të cilët po përdornin monopatina të ndara dhe u përplasën me taksinë e drejtuar nga Ekerem Skureni.
Sipas ekspertizës së kryer në vendngjarje, të miturit kanë kaluar në rrugë në semafor të kuq, ndërsa taksisti po ecte me semafor portokalli.