-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Av. Sokol Dedndreaj: Zef Sokol Vladaj është burrë me integritet, fisnik dhe i besës

Kryesoret

Rilexova një shkrim të Frrok Çupit me titull: Tragjedia komike që po luhet në Theth.

Dukshëm vihet re në këtë shkrim gjuha e urrejtjes ndaj Kishës, Priftit, Thethit, përfaqesuesit të Shalës misionarit Zef Vladaj.

I pacipë në artikulimin e shprehjeve, i pavertetë në ato që thotë, një person që shkon në fyerje për banorët e atyre maleve, duke mos thënë asgjë përballë masakrës ndaj shembjes së shtëpive të atyre malësoreve. A e din Frrok Çupi kush është Shala dhe banorët e saj fisinikë?

Shala është një fis historik i shqiptarëve katolikë në Malësinë e Dukagjinit, në luginën e lumit Shalë përmendur me dokumenta që prej vitit 1600!

Ju nuk keni faj o Frrok Çupi se i keni shërbyer sistemit të kaluar komunist, i keni shërbyer diktaturës, dhe nuk i njihnin malësorët e atyre anëve.

Ju fyeni, deri në cinizëm kur thoni “ishte nje prift me qafore, dhe një tjetër prift pazarxhi”. Ndoshta ju vjen natyrshem sepse  ishit pjesë e shtetit komunist që ndërtoi për dekada një realitet të falsifikuar, antifetar, imagjinar, farkëtar i asaj propogande ishit edhe ju. I njëjti shtet që vrau, internoi e burgosi shumë fretën e priftërinj.

Ju përdorni sarkazmën,  denigrimin dhe fyerjen ndaj një përfaqësuesi të denjë të Shalës, Dukagjinit pinjoll i shtepisë së Mark Lulës, pajtues i gjaqeve, burrë fisnik që gëzon respektin e gjithë malsorëve. Por ju nuk e njihni historine, si shërbëtor i atij sistemi komunist, që bashke me disa të tjerë, jo vetëm nuk ju kundërvutë kurrë, por u bëtë zëdhënës i tyre. Kjo është maska juaj, ndaj në pastë mbetë pak burrni në ty, ka ardhë koha të merresh me këtë maskë dhe jo me dhëmbët e tjetrit.

Të jesh i varfër nuk është turp, turp është të jesh servil i çdo pushteti, të jesh gënjeshtar, të fyesh priftërinjtë që mbështesin popullin kundrejt pabesisë. Askush nuk mbështeti paligjshmërinë, por metodat dhe fushatat me të cilat propagandojnë se po “bëjne shtet”.  Zef Sokol Vladaj është burrë me integritet, malsor i mençur, fisnik, i besës dhe i fjalës, që ka negociuar për faljen e sa e sa gjaqeve aty ku dhe shteti kishte dështuar, prandaj Shala e do dhe e respekton.

Duhet të matesh dy herë përpara se të ndërtosh skenografi e teatër imagjinar, zgjohuni se epoka e komunizmit ka mbaruar me kohë, por ju keni mbetur në gjumin letargjik të shekullit të kaluar. Dhe mbi të gjitha kini respekt për ata malsorë, e nëse nuk i mbroni dot, te paktën mos i fyeni me pamençurinë dhe servilizmin tuaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit