-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i Renisit: I bëj thirrje presidentit për dënim kapital ndaj vrasësve

Kryesoret

Babai i 23-vjeçarit të vrarë në Mat, Renis Dobra, ka dhënë një rrëfim prekës për ditën e fundit të jetës së të birit dhe ka bërë një apel të fortë për drejtësi ndaj autorëve të krimit makabër.

“Në orën 17:00 është larguar nga shtëpia, më tha që do të dilte në Burrel për kafe, gjë që e bënte çdo pasdite thuajse. Kthehej zakonisht rreth orës 20:00- 21:00. Nëse ndodhte që të vonohej pak më shumë na njoftonte gjithmonë. Mendoj se e kanë ndjekur për kilometra të tëra, e kanë piketuar dhe…”, tha ai.

Rifat Dobra ka një kërkesë të veçantë edhe për Presidentin Bajram Begaj, duke i bërë thirrje që të vendosë dënim kapital për autorët e vrasjes së djalit të tij.

“Trupin e tij e hodhën që të humbnin gjurmët. E kanë mbytur me litar, ka goditje pas kokës dhe më pas e hodhën në ujë. I bëj thirrje presidentit të dalë me një dekret të veçantë për dënim kapital , pasi vrasja makabre e fëmijës tim i bën ta meritojnë”, tha babai i viktimës.

Vrasja e Renis Dobrës në Mat, babai tregon komunikimin e fundit me të birin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit