Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 17/1 të qytetit të Durrësit, ku një 91-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, rreth orës 07:30.
Dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Familjarët kanë qenë ata që kanë bërë zbulimin tronditës dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.