Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, u eliminuan nga Champions League pas një humbjeje të rëndë 5-0 në Islandë ndaj Breidablik, duke përmbysur fitoren 1-0 në ndeshjen e parë. Rrogozhinasit tani zbresin në Conference League.
Ndërkohë, Drita nga Kosova siguroi një kualifikim historik në turin e dytë, pas fitores 3-2 ndaj Differdange, duke u bërë ekipi i parë kosovar që arrin këtë fazë.
Edhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut kaloi më tej, pasi mposhti 2-1 The New Saints pas kohës shtesë.