Autoritetet kanë arrestuar Fatjon Bushgjokajn, ndërsa janë në kërkim të vëllezërve të tij, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në zonën e Matit.
Të tre kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike dhe arratisje nga burgu.
Policia po vijon operacionet për kapjen e dy të miturve të tjerë të përfshirë në ngjarjen tragjike.