-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I arrestuar për vrasjen e Renisit, del fotoja e Petrit Çakrrit

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka, në një konferencë për shtyp bëri publike rezultatet e operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, i cili çoi në zbardhjen e plotë të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Droba, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 9 korrik, pranë liqenit të Ulzës.

Sipas policisë kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar dhe rrëmbim me pasoja fatale. Hetuesit zbuluan se më datë 8 korrik, në fshatin Zenisht të Burrelit, 23-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas vrarë përmes mbytjes me litar nga tre vëllezërit, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri.

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se shtetasi R. D. është marrë peng dhe më pas është vrarë në mënyrë të dhunshme, nëpërmjet strangulimit. Më pas, autorët kanë tentuar të fshehin trupin duke e hedhur bashkë me automjetin në liqenin e Ulzës”, tha drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka.

Policia: Renis Dobra u mbyt me litar dhe u hodh me makinën në Shkopet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit