-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KPA pezullon nga detyra prokuroren e Tiranës, Elona Alvora

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të pezullojë nga detyra prokuroren Elona Alvora.
Sipas vendimit prokurorja është pezulluar nga detyra për 1 vit dhe është rikthyer në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenet 44, germa “b” dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Alvora.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elona Alvora për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Ky vendim ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit