Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “The Western Balkans Paradigm”.
Në fjalën e tij, Berisha përqendroi vëmendjen te situata aktuale politike në Shqipëri dhe sfidat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar qeverisjen e përqendruar në duart e kryeministrit Rama dhe lidhjet e dyshimta me krimin e organizuar.
“Shqipëria nisi negociatat e aderimit në një kohë kur nuk kishte plotësuar asnjë kriter përveçse gjeopolitikës. Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’ju ofrojmë të dhëna që mbështesin këtë që them. Shqipëria nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94%, janë të përqendruara në një dorë.”
“Karteli Çela kryeson në trafikun e lëndëve narkotike, nga vendet e lindjes si Turqia dhe qarkullimi kontrollohet nga Elbasani. Pasojat, në delegacionin e radhës në BE mund të jenë përfaqësues të karteleve, nëse ata e vendosin, pasi kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, ata caktojnë deputetët, drejtorët e policisë, pasi kanë lidhje me Ramën. Kryeministri që ju nga jashtë e shihni si zotëri që bën gjeste të bukura në samite, bën një jetë të dyfishte me takimet me vrasës dhe kartele.”