Marta Elena Feitó-Cabrera dha dorëheqjen pas kritikave të forta për komentet ku mohoi ekzistencën e lypësve në Kubë dhe i quajti “manipulues që kërkojnë para”.
Ajo tha se në vend nuk ka lypës, por njerëz që shtiren si të tillë për të fituar lehtësisht.
Deklaratat e saj shkaktuan zemërim në opinionin publik dhe nga presidenti Miguel Díaz-Canel, i cili kritikoi udhëheqësit që nuk janë të lidhur me realitetin e qytetarëve.
Pas presionit, qeveria pranoi dorëheqjen e ministres.
Ndërkohë, fenomeni i lypjes po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Kubë, për shkak të krizës ekonomike dhe mungesave që përballen qytetarët