Policia e Dibrës zhvilloi sot një konferencë për shtyp ku bëri me dije zhvillimet lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo që ndodhi më 8 korrik.
Gjatë hetimeve, forcat e rendit kanë sekuestruar 20 telefona celularë, 7 automjete, një shumë parash në euro, sasi të lëndëve narkotike kokainë, si dhe materiale të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Aktualisht, dy nga të dyshuarit janë në pranga, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.