Prokuroria e Lezhës ka kërkuar për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me ndërtimin e katër hidrocentraleve në zonën e Kaçinarit në Mirditë. Kërkesa për pushimin e hetimeve është paraqitur në gjykatë dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Iva Caca.
Banorët e Kaçinarit paditën koncesionarin dhe zyrtarët e bashkisë Mirditë që kishin dhënë lejet në Prokurorinë e Posaçme.
Banori i Kaçinarit, Gjon Pjetri ka shprehur se Ne jemi në këtë betejë prej 7 vitesh dhe për fat të keq, prokuroria është bërë palë me shkelësit e ligjit, në lidhje me këtë koncesion”.
“Ne kemi bërë padi ndaj firmës koncesionare dhe Bashkisë Mirditë, për falsifikim dokumentesh dhe firmash të banorëve. Por pavarësisht detyrave të lëna nga gjykata në dy raste, prokuroria sërish ka ardhur me kërkesë për pushim, duke mos kryer asnjë veprim hetimor. Kemi dy herë që po dështojnë seancat, pasi mungon prokurori – dhe kjo është absurditet,” shtoi ai.