Gjatë qëndrimit në Bavari, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në qendrën e kompanisë më të madhe gjermane, SchwarzGroup, e njohur për rrjetet Lidl dhe Kaufland.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se grupi gjerman, me mbi 600 mijë punonjës në të gjithë botën, shprehu interes për të investuar në disa fusha në Shqipëri.
Sipas Kryeministrit, përfaqësuesit e kompanisë vlerësuan Shqipërinë si një nyje gjithnjë e më të rëndësishme rajonale, ndërsa diskutimet janë fokusuar në mundësitë për zgjerim ekonomik dhe bashkëpunim në të ardhmen.