Keu i Partisë “Mundësisë”, Agron Shehaj ka reaguar për përplasjen e Adriatik Lapajt me Endri Shabaninin.
Shehaj tha se përplasja mes tyre ishte e pritshme. Ai tha se si parti do të përpiqen që ti japin shqiptarëve një politikë serioze.
“Ishte një gjë që pritej, nuk ka njeri në Shqipëri që njeh politikën mos të ketë kuptuar se ajo gjë do të përfundonte vetëm në atë mënyrë si përfundoi. Ne do të përpiqemi që ti japim shqiptarëve një politikë serioze, politikanët gjykohen për premtimet që japin.
Kjo është politika dhe nëse duam të bëjmë kontrastin me politikanët e vjetër, do e bëjmë pikërisht mbi këtë gjë. Jemi përqëndruar tek alternativa jonë. Se cfarë mendoj unë për Adriatik Lapaj e kam thënë dhe faktet më japin të drejtë.”, tha Shehaj në Log.