-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria përvëlohet nga vala afrikane, termometri ngjitet deri në 41°C

Kryesoret

E mërkura pritet të shënojë kulmin e valës së të nxehtit afrikan që ka përfshirë territorin shqiptar, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 41°C.

Sipas të dhënave meteorologjike, vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë gjithë ditës. Vetëm në orët e pasdites, parashikohen kalime të lehta vranësirash në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore të vendit.

Temperaturat do të jenë tepër të larta në të dyja ekstremet e ditës. Vlera më e ulët e mëngjesit pritet të regjistrohet në qytetin e Peshkopisë me 12°C, ndërsa maksimumi do të kapë vlerën 41°C në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Berat – ky i fundit vetëm në zona të izoluara.

Era do të fryjë mesatare, me një shpejtësi që herë pas here pritet të kapë mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor. Kjo do të sjellë dallgëzim të lehtë mbi 1 ballë përgjatë brigjeve detare.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, për të shmangur ekspozimin e zgjatur në diell dhe për të konsumuar lëngje në mënyrë të vazhdueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit