-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

Kryesoret

Forcat ruse sulmuan një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së frontit të luftës në Ukrainë. Si pasojë u vranë dy persona dhe u plagosën rreth 27 të tjerë.

Vadym Filashkin, guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut tha se një bombë 500-kilogramësh u hodh në orën 17:20, kur qytetarët ishin nëpër dyqane.

Ai tha se dy persona humbën jetën dhe 22 u plagosën, ndërsa tetë blloqe banimi dhe tetë automjete u shkatërruan. Video të postuara në internet shfaqnin zona rreth qendrës tregtare në flakë dhe tym.

“Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin pasi ekziston mundësia që ende të ketë njerëz brenda qendrës tregtare”, tha Filashkin për televizionin ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit