Temperaturat e larta kanë sjellë një numër të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësor dhe që paraqiten në qendrat shëndetësore.
Nëndrejtori i spitalit të Fierit, Erblin Dollaku tha se aty paraqiten 30 deri në 50 raste në ditë. Ai tha se grupmoshat më të prekura janë 30 deri në 40 vjeç.
Mjeku apelon që qytetarët të bëjnë kujdes, si dhe të evidentojnë lëvizjet në orën e pikut të temperaturave. Gjithashtu u kërkon që të mos konusmojnë alkool dhe duhan, por sa më shumë lëngje.