Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të qytetit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës tha se nuk raportohet për persona të lënduar, si dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.









