Zjarri në zonën e Drenovës të Mallakastër është përhapur me shpejtësi për shkak të erës.
Flakët janë afruar pranë një nënstacioni elektrik dhe një pusi nafte.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe janë përqendruar kryesisht pranë nënstacionit për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt infrastrukturës kritike.
Ndërkohë priten përforcimenga kompania Albpetrol, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të mbrojtur pusin e naftë dhe një magazinë, që ndodhet gjithashtu në afërsi të flakëve.









