-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti në Air India, piloti dyshohet se ka fikur ndërprerësit e karburantit pas ngritjes

Kryesoret

Detaje të reja nga hetimet për incidentin e ndodhur muajin e kaluar me një avion të Air India.

Sipas Wall Street Journal, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka fikur ndërprerësit që kontrollojnë furnizimin me karburant të motorëve vetëm tre sekonda pas ngritjes nga pista.

Informacioni vjen nga analizat paraprake të regjistrimeve të marra nga kutia e zezë e avionit Boeing 787 Dreamliner, që ishte në fluturimin e Air India gjatë incidentit.

Sipas Corriere della Sera, në momentin e ngritjes komandat mbi avionin i kishte zëvendëskomandanti Clive Kunder, i cili ishte i angazhuar me kontrollin e avionit, ndërsa Sabharwal, në rolin e pilotit mbikëqyrës, kishte duart e lira. Kjo i ka dhënë atij mundësinë për të ndërhyrë në ndërprerësit e karburantit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit