-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytje në Pakistan, numri i viktimave shkon në 178

Kryesoret

Numri i viktimave për shkak të përmbytjeve në Pakistan ka shkuar në 178 që nga 26 qershori. Sipas autoriteteve pakistaneze, vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 54 persona, shumica prej tyre në provincën Punjab. Kjo provincë është përballur me 124% më shumë reshje sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Reshjet e dendura kanë përfshirë rajonet Punjab, Khyber Pakhtunkhwa, Sindh dhe Balochistan, duke bllokuar rrugë, përmbytur fshatra dhe shkatërruar infrastrukturën në disa zona urbane si Rawalpindi dhe Lahore.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit paralajmëroi për më shumë reshje në ditët në vijim në Islamabad, Kashmir dhe rajone të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit