-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Piloti i Air India ndërpreu furnizimin me karburant para rrëzimit të avionit

Kryesoret

Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të avionit Boeing 787 të Air India, që u rrëzua muajin e kaluar në Ahmedabad, tregon se kapiteni me përvojë, Sumit Sabawal, ishte ai që ndërpreu furnizimin me karburant në motorë pak sekonda pas ngritjes, raportoi Wall Street Journal.

Avioni, i nisur drejt Londrës, u rrëzua më 12 qershor, duke lënë të vdekur 260 persona në bord dhe në tokë. Bashkëpiloti Clive Counder, 32 vjeç, e pyeti kapitenin pse kishte çuar çelësat e fuqisë në pozicionin “ndërprerës”, por kapiteni u përgjigj se nuk e kishte bërë.

Sipas raportit paraprak të hetimeve, avioni udhëtonte me 333 km/h kur motorët humbën fuqinë. Motori tentoi të rifillonte pak para përplasjes, por ishte tepër vonë.

Dyshohet se kapiteni Sabawal, 56 vjeç me mbi 15 mijë orë fluturim, kishte probleme të shëndetit mendor. Ekspertë indianë të aviacionit kanë pohuar se kolegë të tij kishin shprehur shqetësime për gjendjen e tij psikologjike.

Hetimet po vazhdojnë dhe raporti final pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit