Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një inxhinier dhe një punonjës ndërtimi, të kapur duke kryer punime pa leje në një objekt në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Në pranga ranë Noel Vata, 37 vjeç, inxhinier që drejtonte punimet, dhe Arion Dyli, 28 vjeç, punonjës ndërtimi. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i banesës, 37-vjeçari S. I., për llogari të të cilit po ndërtohej objekti pa leje.
Gjithashtu, babai i pronarit, B. I., është proceduar penalisht pasi ndiqte punimet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.