Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë.
Masat përfshijnë kufizime të reja, përfshirë uljen e çmimit të naftës ruse të lejuar për eksport, me qëllim dobësimin e burimeve financiare të Kremlinit.
Sanksionet synojnë sektorët kryesorë si energjia, teknologjia dhe financat.
BE njoftoi se kjo është pjesë e një strategjie afatgjatë për të rritur presionin ekonomik ndaj Moskës, ndërsa lufta vijon pa shenja përfundimi.