-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edlira Çepani kujton përvjetorin e martesës me Gerti Bogdanin: Dashuria jonë nuk njeh kufij mes botëve

Kryesoret

Aktivistja Edlira Çepani ka kujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë.

Ajo ka postuar dsa foto nga dasma e tyre si dhe ka kujtuar rrugëtimin e saj me Gerti Bogdanin. Edlira thekson se edhe pse Gerti nuk është fizikishte, dashuria e tyre është e përjetshme dhe nuk njeh kufij.

“Rrugëtimi ynë ka pasur kaq shumë bekime, lumturi, sakrifica e kaq shumë dashuri si ato që rrallë gjenden në rruzull. Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin, si frytet e çdo gjëje të bukur që kishim krijuar bashkë! Kemi ecur gjithmonë bashkë për dore, mes vështirësish, dhimbjesh, lumturish dhe suksesesh… Sot s’të kemi dot në krahun tonë fizikisht, por rrugëtimi ynë do të vazhdojë përjetë, sepse dashuria që krijuam nuk njeh kufij mes botëve. Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë, Gerti Bogdani! Gëzuar përvjetorin e 15 viteve martesë, do të të duam gjithë jetën, zemra jonë! ❤️❤️❤️❤️”, shkruan Edlira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit