Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Ata kanë biseduar mbi negociatat që duhet të rifillojnë midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll.
Erdogan tha se Turqia është e gatshme që të presë diskutime në Stamboll, pasi të dyja palët të bien darkord për një datë të caktuar.
Gjithashtu Erdogan dhe Putin kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet e gjera bilaterale dhe çështjet rajonale.
Gjatë raundit të dytë me 2 qershor, Ukraina propozoi një armëpushim 30-ditor, ndërsa Rusia e hodhi poshtë ofertë.