-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbytja e të miturve, i afërmi: Me ato bagëti mbahen, pash të ëmën që po përplasej…

Kryesoret

Pasditen e sotme dy vëllezër të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç janë mbytur në lumin Shkumbin. Një i afërm i tyre në një deklaratë për mediat tha se ata si familje me ato bagëti mbahen.

“Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër”, tha i afërmi.

Ndërsa një banor tjetër i zonës tha “I kam fshatarët e mi, sa mësova për ngjarjen, erdha të mbledh bagëtitë. Fëmijët kanë qenë me bagëtitë këtu. Nuk kam çfarë të them, fatkeqësi e madhe”.

Ai shtoi se është një ngjarje shumë e rëndë.

“Shkumbini nuk ka shumë ujë, por do kenë rënë në ndonjë gropë. I njohim, është ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht ka fëmijë që lahen në lumë, por nuk e dimë si ka qenë punë”, u shpreh ai.

Mbytja e të miturve në lumin Shkumbin, policia: Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit