-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Leone XIV bisedë telefonike me Netanyahun: Të mbrohen vendet e shenjta dhe të ndalohet lufta

Kryesoret

Papa Leone XIV zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me sulmin ndaj Kishës Katolike në Gazë. Papa theksoi urgjencën për mbrojtjen e vendeve të kultit dhe për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm.

Gjithashtu Papa ka për thirrje për rifillimin e negociatave, si dhe për armëpushim të menjëhershëm dhe për përfundimin e luftës.

“Shenjtëria e Tij nënvizoi edhe njëherë nevojën urgjente për mbrojtjen e vendeve të shenjta, por edhe të të gjithë besimtarëve dhe civilëve në Palestinë dhe Izrael”, thuhet në deklaratën e Selisë së Shenjtë.

Në fund të bisedës Papa shprehu shqetësimin e thellë për situatën e rëndë humanitare në Rripin e Gazës duke theksuar se fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët po paguajnë një çmim të padurueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit